Koncepti I interierit te kesaj vile luksi eshte plani I hapur. Fokusi kryesor I shtepise eshte oxhaku monumental me lartesi te dyfishte, I cili eshte I rrethuar nga fasada xhami dhe ofron pamje te kopeshtit nga dhoma e ndenjes. Mezanina qe krijohet nga lartesia e dyfishte e katit, ofron pamje te dhomes se ndenjes si edhe te kopeshtit. Nje dhome e vogel familjare eshte dizenjuar si hapesire e hapur me kuzhinen, duke krijuar nje lloj privatesie dhe shkeputje nga dhoma e ndenjes, dhe njekohesisht duke patur lehtesisht akses tek ajo. Per ti shtuar me shume gjalleri hapesirave, jane perdorur veshje druri per tavanet ne hapesirat kryesore te shtepise.